Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 persona.
Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Bulqizës ku kanë marrë ndihmën e parë. Dy prej të lënduarve, të identifikuar si Idajet dhe Sude Gjoka ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pritet të nisen me helikopter drejt Tiranës.
Sakaq polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.