-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-shoferi i Ardi Veliut notonte mbi flori, Rolex, Dior, Balenciaga dhe miliona Euro

Kryesoret

SPAK ka ekzekutuar 12 nga 17 masa arresti, 15 prej të cilëve me burg për një grup kriminal që vidhte sende me vlerë, mes tyre ora të markave të shtrenjta, flori dhe bizhu në Francë dhe më pas i sillnin në Shqipëri për t’i shitur ose paratë cash.

Mes të arrestuarve është edhe ish-shoferi i drejtorit të policisë së shtetit, aktualisht drejtor i AMP-së, Ardi Veliu. Bëhet fjalë për Sokol Idrizaj dhe bashkëshorten e tij, Elda Idrizaj. Në listën e të arrestuarve janë edhe policë dhe biznesmenë.

SPAK thotë se 724,386 euro janë sjellë nga grupi në fjalë për t’u pastruar në Shqipëri, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga.

Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori). Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta persona janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri.

Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, policët kanë hapur doganën dhe më pas janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

FOTO/ Ky është ish-shoferi i Ardi Veliut që u arrestua bashkë me gruan (Zbardhet dosja)

Emrat e disa prej të arrestuarve:
Sokol Idrizaj
Elda idrizaj
Vangjush Kashari
Agustin Mesuli
Altin Doda
Florjan Bakri
T.Baruti

Në Shqipëri u sekuestruan;
1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;

Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);

Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).

Në Francë u sekuestruan;
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;

SPAK bën “bingo”! Miliona euro, 100 ora Rolex, Dior dhe flori! 12 të arrestuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit