-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti: Ushtria serbe u fut në Kosovë dhe rrëmbeu tre policë

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pasi ushtria serbe arrestoi tre policë të Kosovës. Ai akuzon se ushtria serbe në shenjë hakmarrje për arrestimin e fundit në Mitrovicë ditën e djeshme u fut dhe rrëmbeu tre policë. Kurti kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të liruar policët.

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.

Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit