Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat policore serbe brenda territorit të shtetit tonë.
Abdixhiku tha se “të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri”.
“Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar”.
Më tej Abdixhiku ka thënë se “Kosova nuk e meriton një ditë të tillë”.
“Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryeministri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri”, ka shkruar Abdixhiku.
Prishtina: I panë personat e maskuar, kur shkuam s’i gjetëm policët