Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është shprehur se policia ka qenë e informuar prej inteligjencës që do të ketë sulme ose rrëmbime ndaj Policisë se Kosovës.
Përmes një lidhjeje telefonike të Qalajt për T7, ka thënë se është zhvilluar një takim në mes Listës Serbe dhe strukturave dhe paralale ku edhe është kidnapuar sulmi.
”Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme I ka pasur disa informata inteligjente mbi një takim që është mbajtur në pjesën veriore të vendit nga Lista Serbe dhe nga strukturat paralele, dhe në ato informata inteligjente që ju kanë përcjellë Policisë, është thënë se do të ketë sulme ose kidnapim të Policisë. Kanë qenë njohuri për skenarin e mundshëm“, është shprehur ai.