Policia ka arrestuar Astrit Hoxhën 42 vjeç pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrant të paligjshëm.
42-vjeçari u arrestua në kudër të operacionit “Road Guard 62” në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, ku duke drejtuar makinën e tij tip “Volkswagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe pas ndjekjes, në afërsi të qytetit të Memaliaj, kanë ndaluar automjetin, me të cilin ky shtetas po transportonte kundrejt pagesës, 10 emigrantë nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës.