-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anulohet mbledhja e përbashkët! Vuçiç dhe veriu ndajnë Shqipërinë nga Kosova

Kryesoret

Sot nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Gjakovë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama anuloi pjesëmarrjen.

Ai kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “mospërshtatje me rrethanat e reja të krijuara”. Rama u shpreh se kishte propozuar format më të ngushtë të mbledhjes së qeverive Kosovë – Shqipëri, por kjo, sipas tij, nuk është pranuar nga Kurti.

Rama deklaroi se propozimin ia bëri Kurtit pasi diskutoi me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Pas vendimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi i saj, Përparim Kryeziu u shpreh me këtë anulim humbin qytetarët.

Mbledhja në Gjakovë pritej të mbahej disa ditë pasi Rama u ka dërguar një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Rreth këtij propozimi, Kurti të martën në një konferencë për media tha se Rama, në vend që të propozojë Asociacion për serbët në Kosovë, le t’ia propozojë një të tillë Beogradit, për shqiptarët në Serbi.

Në mbledhjen e nëntë mes dy qeverive pritej të nënshkruheshin 13 marrëveshje në fusha të ndryshme: drejtësi, arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë, ndërmarrësi dhe mbrojtje. Në mesin e tyre ishte edhe një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit