Nesër do të mblidhet Kryesia e PD-së zyrtare me kërkesë të shtatë anëtarëve me në krye Enkelejd Alibeajn. Në rendin e ditës është miratimi i grupeve të punës për zgjedhjet e 29 Korrikut, konkretisht Komisionit Zgjedhor dhe zgjatja e mandatit të kryetarëve të degëve.
Atyre u ka mbaruar mandati. Në këtë pikë, shtatë anëtarët kërkojnë që kryetarët të komandohen për përgatitjen e procesit deri në fund të zgjedhjeve. Këtë e kundërshton sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi. Ai shkoi më tej, duke thënë pardje se po tentohet që t’i marrin kompetencat.
Bardhi thotë se Komisioni i ri Zgjedhor mund të zgjidhet vetëm nga Këshilli Kombëtar dhe jo nga Kryesia, pasi në të kundërt do të ishte një proces fals. Ai ka premtuar se nëse ndiqet rruga e grupit të Bashës do ta çojë çështjen në gjykatë. Nesër dita e përballjes.