Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
- D. N., 26 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj;
-
K. Ll., 20 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan një dorezë metalike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- K. H., 41 vjeç, banues në fshatin Dorëz, Librazhd, pasi në Mullet, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”;
-
O. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.