15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Serbia, zgjodhi Perëndimin

Kryesoret

Serbia po përgatitet për stërvitjen ushtarake “Ujku i Platinit”, ku do të marrë pjesë Ushtria e Serbisë bashkë me pjesëtarë të forcave të armatosura të shteteve tjera, disa prej të cilave janë anëtare të NATO-s.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake “Ujku i Platinit” me 100 ushtarë amerikanë, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Ambasada amerikane në Beograd.

“Serbia ka bërë zgjedhje për të qenë pjesë e Perëndimit dhe kjo përfshin integrimin e mëtejmë me strukturat euroatlantike të sigurisë dhe ushtritë partnere”, tha zëdhënësi i Ambasadës amerikane.

Ai vuri në dukje se stërvitja është “drejtpërdrejt e lidhur me pjesëmarrjet ekzistuese të Serbisë në misionet në mbarë botën”.

“Dhe, sa më shumë që stërvitemi së bashku, aq më efektivë do të jemi në arritjen e qëllimit të përbashkët, paqja dhe stabiliteti rajonal dhe ruajtja e Evropës në tërësi, e lirë dhe në paqe”, theksoi Ambasada e SHBA-së në Beograd.

Ajo theksoi, gjithashtu, se “sa më i madh të jetë integrimi i Serbisë në strukturat e sigurisë euroatlantike, aq më e shkurtër do të jetë rruga e saj drejt anëtarësimit përfundimtar në Bashkimin Evropian”./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit