Moti i keq në Korçë ka shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut uji ka vërshuar në rrugë ndërsa ka shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe garazheve në lagjen 18 të qytetit.
Situatë e rënduar për qarkullimin e mjeteve edhe në rrugën përgjatë parkut “Rinia” pjesa më e madhe e pusetave të shiut jashtë funksionit dhe të bllokuara.