-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të pranojë shkëmbimin e policëve me serbin? Kurti: Nuk bëjmë pazare

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur mëngjesin e sotëm nga gazetarët nëse do të kërkohet nga Beogradi a do të pranojë një shkëmbim, lirimin e Milun Milenkovic të njohur si “Lune” me kthimin e tre policëve. Kreu i ekzekutivit e mohoi kategorikisht dhe madje ishte i ashpër me median që bëri këtë pyetje.

“Tre policët që janë rrëmbyer nga njësia speciale ushtarake e Serbisë “Kobra” dhe anti-terror kanë qenë aty që dikur ishte një rrugë ilegale për parandalimin e kontrabandës. Në anën tjetër ne e kemi një kriminel serb, që ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore, të krimeve të kryera në Kosovë. Arrestimi i Lunes i ka hedhur në panik kriminelët serbë. Se nuk e kanë menduar.

Ne nuk bëjmë pazare. Nuk di nëse Beogradi ka kërkuar shkëmbim. Shkëmbimin do ta kërkonte Beogradi, por jo ju, nuk keni nevojë të paraqisni një kërkesë të Beogradit. Për cfarë shkëmbimi jeni duke folur? Kush e ka kërkuar. Ne jemi vend demokratik dhe i lirë. Por kur flisni, unë ju kisha sugjeruar, që të mos flisni në emër të Beogradit duke imagjinuar kërkesat e tyre më vonë” tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit