-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Vokshi dhe Muli, personifikimi i budallait! Bardhi: Rama, kryebudallai

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga debatet e forta. Shkak është bërë fjala e kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla për deputetët Flamur Noka dhe Albana Vokshi. “Ti me Mulin jeni personifikimi më kuptimplotë i budallait” tha ai.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ndërhyri duke kërkuar masë disiplinore për Ballën. “Mendova se do të reagonit ndaj fjalës së zotit Balla.

Askush nuk ka të drejtë të fyejë deputetët, ne kemi kryeministrin me kartelë dhe kryebudalla, por nuk ia kemi thënë.

Kërkoj marrjen e masave ndaj kryetarit të grupit të PS-së. Nuk mund të shkelet etika duke fyer pa asnjë shkak” tha Bardhi.

Ndërhyri Lindita Nikolla duke e paralajmëruar Bardhin. “E bëtë edhe ju tani. Të lutem mos e përsërisni më sepse jeni për masë disiplinore”.

“Ju nuk duhet të lejoni fyerjen e zonjave. Kërkoj marrjen e masave për shkelje të etikës” replikoi Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit