Zbardhen detaje të reja nga vdekja e shqiptarit dje në Itali. Ai është Sami Macukulli 23 vjeç. Humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash në Breshia. Mediat italiane shkruajnë se ai humbi jetën për shkak të një aksidenti në punë.
Me punën e re, Macukulli i kishte premtuar partneres se do të martohej me të, dhe të shkonin të jetonin bashkë në Itali.
Gjithçka ishte gati, mungonte vetëm akti nga noteri, i cili duhet të ishte përfunduar javën e ardhshme. Pas martesës, së bashku ata do të ishin zhvendosur brenda pak javësh, në një shtëpi të bukur në Porto Santa Margherita.
Samiu jetonte në disa apartamente në zonën e Caorles, gjithmonë me babain e tij, Ilirjan Macukulli. Ai kishte 20 vjet në Itali. Jeta e tij ishte me sakrifica, punë, pak miqësi dhe një fund tragjik në lule të rinisë.