12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këta janë dy hajdutët që bën kërdinë në Kavajë

Kryesoret

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në Kavajë, pasi dyshohen për vjedhjen e të paktën 7 banesave. Policia ka vënë në pranga Shkëlqim Çopën dhe Alfred Përshtakun.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, për zbardhjen e 7 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë 3 muajve të fundit.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, bashkëpunëtorë për kryerjen e këtyre vjedhjeve.

Sekuestrohen disa pajisje dhe sende që i shërbenin kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale, 2 celularë dhe 2 motoçikleta me të cilat lëviznin këta shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, si rezultat i punës së mirëfilltë hetimore dhe operacionale, të kryer menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të ndryshme vjedhjesh në banesa, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbardhën 7 raste vjedhjesh, të kryera në Kavajë, gjatë periudhës prill-qershor 2023, si dhe u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar të tyre, konkretisht shtetasit Sh. Ç., 20 vjeç dhe A. P., 29 vjeç, të dy banues në Golem.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 7 banesa të ndryshme në qytetin e Kavajës, pajisje elektrike, mobilje dhe vegla pune.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kuti me çelësa mekanikë, gërshërë, kaçavida, 2 celularë dhe 2 motoçikleta me të cilat lëviznin këta shtetas” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit