Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka zbuluar artistët që do të jenë të ftuar për të performuar në koncertin e saj që do të mbahet në datë 22 qershor në stadiumin Air Albania.
Për Elvana Gjatën 22 qershori nuk do të jetë thjesht një datë apo thjesht një ditë por një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada.
E për të vulosur suksesin e këtij koncerti, këngëtarja ka përzgjedhur yjet e muzikës shqiptarë për të performuar në koncertin madhështor që kurorëzon karrierës e artistes shumë të dashur për publikun.
Për të dhuruar një super atmosferë, Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni do të do të performojnë në nisje të koncertit madhështor.
Më pas në skenë do të ngjiten disa nga zërat më të mirë në vend, mes të cilëve edhe motra e këngëtares, Migena Gjata. Ata do të jenë Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.
Vetë artistja krahas videos që postoi në rrjetin e saj social Instagram njoftoi pjesëmarrjen e artistëve.
Elvana do të interpretojë hitet e saj ndër vite në një organizim gjigant, të parin për të këtij kalibri në stadiumin “Air Albania”.