Kthesa vazhdon. Euro vijon të forcohet përballë lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet aktualisht për 107.87 lekë.
Valuta europiane po blihet për 107.41 lekë dhe po shitet për 107.87 lekë. Nisur nga kursi më i ulët historik, janë shtuar blerjet e euros duke ndikuar te forcimi i kësaj të fundit.
Gjithashtu edhe dollari, paundi dhe franga vijojnë që të forcohen për të disatën ditë me radhë.