Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.
Sipas burimeve të Indeksonline Blerim Daci ishte si i dyshuar për vrasjen te kalaja në Shkup që ndodhi tre muaj më parë.
Vrasja ka ndodhur pranë një shisha bari në Çair ku kishin mbetur të vdekur Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni të njohur ndryshe me nofkat si “Laçi” dhe “Zhilla”.
Blerim Daci u ekzekutua me kallashnikov në orët e mbrëmjes të së mërkurës në “Rrugën C” në Prishtinë.
Breshëri plumbash! Kush u vra mbrëmë me armë brenda makinës?
Ai u qëllua papritmas rreth orës 20:00 derisa ishte në një makinë, e cila kishte targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Policia ka nisur hetime intensive për të zbuluar identitetin e të dyshuarit apo dyshuarve mirëpo deri më tani nuk ka informacion për kapjen e tij/tyre.
Pas hetimeve preliminare, Blerim Daci u zbulua se kishte edhe dokumente false të cilat i përdorte, e të cilat ishin me emrin Blerim Shabani