-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Breshëri plumbash! Kush u vra mbrëmë me armë brenda makinës?

Kryesoret

Mbrëmë në Kosovë rreth orës 20:00 një person nga Maqedonia e Veriut u qëllua për vdekje me armë zjarri në “Rrugën C” në Prishtinë. Ai u gjet pa shenja jete në veturën me targa të Maqedonisë Veriore.

Pak më larg vendit të ngjarjes u gjet një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, e cila dyshohet se u shfrytëzua nga të dyshuarit për të ikur nga vendi i krimit.

Të dyshuarit ndodhen në arrati, teksa prokuroria dhe policia po punojnë për identifikimin e tyre. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj dha detaje për mediat lidhur me krimin.

Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, derisa në koordinim të plotë me Policinë dhe institucionet relvante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti, si dhe identifikimit të personit/ave të dyshuar në këtë rast”, tha Ulaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit