Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është shprehur se në lidhje me rrëmbimin e 3 policëve ka marrë mesazhe inkurajuese nga ndërkombëtarët për lirimin e tyre.
“Unë jam inkurajuar edhe prej komunikimev që personalisht i kam pasur me bashkësinë ndërkombëtare, sepse ka pohime inkurajuese që kjo do të ndodhë por insistimi juaj duhet të jetë që kjo të ndodh menjëherë”, tha Krasniqi.
Kryetari i PDK-së shtoi se Qeveria e ka mbështetjen e opozitës për angazhimin në lirimin e policëve.
“Sot të kemi ftuar që të na informoni që çfarë jeni duke bërë për rikthimin e policëve në shtëpi.
Është për keqardhje që nuk po mund ta marrim mbështetjen e aleatëve në këtë kohë të vështirë.
Ju e keni si qeveri mbështetjen e plotë për angazhimin e rikthimit të zyrtarëve policorë në shtëpi”, ka thënë Krasniqi.