Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla në një deklartë për mediat pas mbledhjes tha se javëve të fundit Kosova është përballur me tentativa për destabilizim në veri të vendit dhe sipas tij adresa është në Beograd.
Ministri i Brendshëm theksoi më tej se ajo çfarë kanë parë gjatë këtyre javëve janë grupe kriminale të orkestruara nga Beogradi, e të cilët kanë sulmuar KFOR-in.
Sveçla tha se në tri javët e fundit këto grupe kriminale ka qenë më aktive.
“Ajo ç’ka është duke ndodhur duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar. Bëjmë thirrje u dhentë për lirim e policëve tanë.
Ne jemi në të drejtën tonë dhe do të vazhdojmë të veprojmë sipas ligjit. Asnjëri nga këta kriminelë nuk është më i fuqishëm se republika e lirsë e Kosovës.”, tha Sveçla.