Një debat mes dy personave në Itali, ka përfunduar në plagosjen e një prej tyre.
Sipas mediave italiane, shqiptari 20-vjeçar ka goditur dy herë me thikë një maroken në gjoks dhe në bark. Pas ngjarjes, shqiptari u zhduk, por karabinierët arritën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë.
Thirrjet e viktimës tronditën personat që ishin në zonë, e sidomos të banakieres që ishte në lokalin ngjitur. Kjo e fundit, nxitoi te dera dhe shikoi një person duke bërtitur e duke tërhequr këmishën e gjakosur.
I plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. I plagosuri iu nënshtrua një operacioni e më pas u transferua në repartin e terapisë intensive, ku ndodhet ende tani, pa rrezik për jetën.
Përpos dëshmive, vendimtare janë pamjet e kamerave të lokalit.
Mes pamjeve me video që duket se kanë qenë vendimtare për gjurmimin e shqiptarit me thikë, do të ishte ajo e dëshmisë së banakieres që mundi të memorizonte targën e ‘Volkswagen’ të autorit