-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen “pacientët zero” që u infektuan me Covid-19!

Kryesoret

Tre shkencëtarë që studionin koronaviruset e rinj në Institutin e Virologjisë në Wuhan ishin njerëzit e parë që u infektuan me Covid-19, sipas hulumtimit të gazetarëve Michael Shellenberger dhe Matt Taibbi të botuar në buletinin Publik të Substack.

“Pacientët zero”, pra ata që u infektuan për herë të parë nga virusi SARS-CoV-2, sipas New York Post, janë Ben Hu, Ping Yu dhe Yan Zhu.

Duke hulumtuar viruset e tipit SARS, të tre shkencëtarët kryen eksperimente që synojnë rritjen e infektivitetit dhe forcimin e organizmave patogjenë, në mënyrë që të kuptonin më mirë rreziqet e tyre. Të tre studiuesit u sëmurën në vjeshtën e vitit 2019.

Në vitin 2019, Hu dhe Yu, dy nga tre shkencëtarët që thuhet se ishin infektuar së pari me virusin, shkruan një studim mbi origjinën gjenetike të një koronavirusi të lidhur me SARS që prek lakuriqët në të gjithë Kinën.

Hu studioi nën virologun e shquar Xi Zhengli, e cila njihet si “gruaja e lakuriqëve të natës së Kinës”, për shkak se ka shumë vite që studion koronaviruset e ngjashme me SARS-in që rrjedhin nga lakuriqët e natës.

Një video e vitit 2017 e transmetuar nga televizioni shtetëror kinez se tregon Hu duke parë një punonjës laboratori duke trajtuar mostrat. Sipas raportit Publik, asnjëri prej tyre nuk ka veshur veshje mbrojtëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit