-sidi education-spot_img
30.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali ‘thumbon’ Ramën për algoritmin: Më përzihet nga fletë-rrufetë

Kryesoret

Ish-ministrja Elisa Spiropali ia ka dërguar një tjetër sinjal ‘thumbues’ kryeministrit Edi Rama por edhe kryetares së PS-së në Shkodër që kërkoi që pastrimi i partisë të nisë nga deputetja që pas shkarkimit nga detyra e shefes së diplomacisë është kthyer në rebele.

“Mirëmëngjes☀️

Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua

Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,

Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,

M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.

Ndërtuesit e saj falënderoj,

Paçka se e ndërtuan me nxitim.

Prej saj më shpejt agimin e shijoj

Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.

Dhe në dritaren time ditë për ditë,

Fryn erë deti, më flladit.

Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,

E në mos mund të shkruaj më diçka,

Një ditë të perëndishme krahëlehtë,

Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit