-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berlini: Hap i parë për qetësim Kosovë-Serbi, lirimi pa kusht i policëve

Kryesoret

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve.

Dy vendet duhet “të bëjnë menjëherë gjithçka që munden për të qetësuar këtë situatë të pasigurt”, tha Baerbocku në Berlin të premten, përpara një takimi me homologun e saj nga Bosnjë e Hercegovina, Elmedin Konakoviq.

Si “një nga hapat e parë”, Baerbocku i bëri thirrje Serbisë që “pa kushte” të lirojë tre policët kosovarë të kidnapuar nga autoritetet serbe, raporton “Täglichen Anzeiger”.

Përpara bisedimeve të saj me Konakoviqin, Baerbocku ripohoi gatishmërinë e Gjermanisë për të mbështetur pranimin e Bosnjë e Hercegovinës dhe katër shteteve të tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor në BE, transmeton Klankosova.tv.

Rruga drejt këtij qëllimi është një “prioritet absolut” për Gjermaninë. “Ne ju duam në BE dhe ne po ecim këtë rrugë së bashku me ju. Ne qëndrojmë në krahun tuaj dhe ju mbështesim me të gjitha forcat tona”, tha Baerbocku, duke iu referuar vendeve të BP-së.

Në lidhje me situatën në Bosnjë e Hercegovinë, Baerbocku tha se Gjermania “do të mbështetë vetëm ata që janë të përkushtuar për forcimin e vendit”.

Duke përmendur Republikën Serbe, Baerbocku foli për “retorikë përçarëse” dhe për forcat që punojnë për të “përçarë dhe dobësuar” Bosnjë e Hercegovinën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit