-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunë dhe drogë, arrestohen 3 persona në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin e policisë  bëhet me dije se A. I 20 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 grirëse e lendëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. N., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin tip “Benz”.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi R. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa nëna e tij, shtetasja A. M., 41 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 16.06.2023, rreth orës 01:35, shtetasi E. M. ka njoftuar Policinë se në rrugën “Loni Ligori”, ishte dëmtuar lehtë, në pjesën e përparme, automjeti i tij. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të dëmtimit të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit