Një shembull qytetarie vjen nga Memaliaj. Gjolek Guci nga krahu socialist që nuk arriti që të fitonte një mandat të dytë në drejtimin e bashkisë i ka dorëzuar vetë detyrën dhe çelësat e zyrës rivalit demokrat, Albert Malaj që fitoi në 14 Maj si kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha. Albert Malaj në zgjedhjet e 14 majit fitoi kundrejt Gjolek Gucit të PS me 312 vota diferencë.