-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asgjësohen mbi 3 mijë bimë kanabis në veri, në kërkim 8 persona

Kryesoret

Policia e Shtetit ka megaoperacioin antidrogë në Krujë, Kurbin, Mirditë, Vau i Dejës dhe në Shosh, Shkodër.

Në operacion janë përfshirë 210 forca policore, të komisariateve respektive, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe grupe të FNSH-së.

Gjithashtu janë përdorur 12 dronë të Policisë për kontrollin e zonave të thella malore e ato me terren të vështirë.

Gjatë megaoperacionit janë evidentuar dhe asgjësuar 3095 bimë e fidanë cannabis sativa (1600 fidanë dhe 1495 bimë kanabis).

Janë shpallur në kërkim policor 8 persona si të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Krujë: Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Bruz Zall, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, forcat Shqiponja të DVP Tiranë dhe Fnsh Tiranë u gjetën dhe u asgjësuan 300 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Lezhë: Gjatë kontrollit në zonën e quajtur “Bjeshkët e Kaçinarit” në Njësinë Administrative Kaçinar në Mirditë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë u gjetën dhe u asgjësuan 500 bimë dhe 1600 fidanë të kultivuar në kubikë, të dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu, edhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, u gjetën dhe asgjësuan 241 bimë të dyshuara cannabis sativa në fshatin Kuqna të njësisë administrative Milot, si dhe 16 bimë të tjera të dyshuara cannabis sativa në fshatin Zhejë të njësisë administrative Mamurras.

Shkodër: Gjatë kontrollit në fshatin Dardhë, Njësia Administrative Shosh, Shkodër, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan 180 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Në Vaun e Dejes, në fshatin Dush, Njësia Administrative Vau i Dejës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 200 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit