Një ditë pas skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici si dhe shkarkimi i tij nga detyra faqja zyrtare e Bashkisë Kukës ka fshirë çdo postim të tij.
Ai u shkarkua menjëherë nga Këshilli i Ministrave pas video-skandalit të postuar një ditë më parë në media. Ai gjithashtu përmes një postimi në rrjetet e tij sociale dha dorëheqjen dhe fshiu llogarinë e tij.
Në video shfaqej një skenë erotike mes ish-kryebashkiakut Gjici dhe një gruaje të cilët po kryenin marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë.