Një aksident tragjik ku ka mbetur e vdekur një vogëlushe 8 vjeç ka ndodhur pak me parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem, ndërsa të plagosur kanë mbetur 6 persona.
Vajza 8 vjeçe po udhëtonte me makinën tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare.
Sipas policisë, drejtuesja e një automjeti “Volkswagen Golf” me iniciale T. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. H., banues në Kavajë
Ndërsa nga automjeti tjetër u plagosën shoferi A.H. dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.
Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.