Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga disa deputetë të opozitës, ku kërkohej shfuqizimi i marrëveshjes që Shqipëria ka me Emiratet e Bashkuara.
Kjo marrëveshje konsiderohej si baza ligjore që i hapte rrugë projektit të portit turistik “Durrës Yacht & Marina”. Vendimi është publikuar dje në faqen zyrtare.
Grupi i deputetëve kërkonte po ashtu që të pezullohej zbatimi i ligjit deri në hyrjen në fuqi të një vendimi përfundimtar të Kushtetueses.
Sipas tyre është i papajtueshëm me parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe marrëveshje ndërkombëtare të detyrueshme për Shqipërinë.
Dje kjo gjykatë rrëzoi kërkesen e PD-se per shfuqizimin e vendimit per katet pa leje te boseve te ndertimit.