-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hape derën”! Policia bën “bingo” në Korçë! 10 të arrestuar me kokainë dhe armë

Kryesoret

Policia e Korçës ka dhënë detaje lidhur me operacionin “Knock Down 3” që pas 6 muajsh hetime u finalizua mbrëmë. Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Të arrestuarit janë Piro Papapetro 31 vjeç; Petrit Arixhiu 19 vjeç; Bledar Repa 46 vjeç; Taulant Repa 38 vjeç; Ermal Bezhani 36 vjeç; Markelian Kamenica 29 vjeç; Enea Frashëri 26 vjeç; Gentian Koçoli 40 vjeç; Devis Xhaholli 39 vjeç dhe  Martin Kosturi 23 vjeç. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 24 shtetas të tjerë.

Gjatë operacionit  janë sekuestruar:

  • 388 gramë kokainë e ndarë në doza;

  • 9 kilogramë kanabis;

  • 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak;

  • 9 automjete;

  • 28 aparate celular;

  • 6 peshore elektronike;

  • një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale;

-fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.

FNSH kthen “përmbys” lokalet në Korçë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit