Kryefjalë e ditës së djeshme ishte video skandali i kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Ai u kap duke bërë seks në zyrë. Videoja është regjistruar në datë 6 qershor, pas fitores së 14 majit. Një orë pas doli video, Gjici njoftoi dorëheqjen. Kryeministri Rama nuk u mjaftua me kaq, por firmosi shkarkimin. “Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit”, tha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë. Gjici pranon se me vajzën që shfaqet në video ka prej kohësh marrëdhënie intime, por thotë se regjistrimi dhe shpërndarja e pamjeve janë pjesë e një kurthi nga kundërshtarët politik.
“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që s’e bënë dot me votën e kuksianëve. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë, por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth”, tha ai.
Gjici thotë se nuk ka vlerë asnjë sqarim apo justifikim pasi ka tradhtuar besimin e votuesve. “Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jetën kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen”, tha ai. Nuk është ende e qartë se kush e ka kryer filmimin, por pas publikimit të skandalit SPAK ka nisur një hetim penal për Safet Gjicin pa specifikuar akuzën që do të ngrihet për të.
Prapaskenat dhe intrigat/ Kush është vajza që futi në kurth Safet Gjicin?