Luiz Ejlli ka sqruar njëherë e mirë marrëdhënien e nënës së tij dhe Kiara Titos, gjatë një koncerti në mes të skenës para qindra fansave, duke hedhur poshtë aludimet se ato të dyja nuk e pëlqejnë njëra-tjetrën.
Dyshimet se marrëdhënia mes të dyjave nuk ishte e mirë nisi që pas kurorëzimit të dashurisë së Kiarës dhe Luizit në finalen e madhe të BBV, ku familjarët e Luiz Ejllit nuk morën pjesë, madje as nëna e tij dhe kjo i bëri fansat të dyshojnë se familja e Luzit është kundër lidhjes së tyre.
Kjo situatë ka vazhduar edhe pse këngëtari ka justifikuar mungesën e tyre, mirëpo së fundmi veprimi i Luzit ka sqaruar çdo gjë.
Gjatë koncerteve që ai po mban prej ditësh në Amerikë, këngëtari teksa këndonte një këngë popullore në teksti e së cilës thuhet:” Unë nënën tënde nuk do ta idhnoj”, Luizi e ka konvertuar me emrin e Kiarës.
“Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i bëjë kafe, çaj me limon”, tha ai teksa këndonte në skenë.