Serbia përfshihet nga moti i keq. Sot është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në shumë qytete dhe komuna.
Disa ura janë dëmtuar dhe rrugë janë çarë, raportojnë mediat serbe.
Reshjet e shiut kanë qenë të fuqishme të shoqëruara me shtrëngata. Dëmet janë të konsiderueshme, jo vetëm në infrastrukturë dhe shtëpi, por edhe tek të mbjellat.
Moti i keq ka prekur disa vende në rajon. Dy ditët e fundit në Shqipëri shkaktuan përmbytje dhe kaos.