45-vjeçarja shqiptare Gentiana Hudhra u vra me 14 qershor nga ish bashkëshorti i saj në mes të rrugës në Tolentino. Bashkia e Tolentinos në shenjë homazhes ka përgatitur një strukturë si një faltore funerale.
Struktura u montua edhe në përputhje me kërkesat e famijes e cila ra dakord me bashkinë për këtë zgjedhje. Nga autopsia që u zbardh nga mjeku ligjor, gruaja është gotur 17 herë nga ish burri, si dhe ai ka tentuar që ta mbysë në fyt.
Qytetarë të Tolentinos organizuan një marshim si dhe në vendin e ngjarjes vendosën lule të kuqe , kartolina dhe shirita për të kujtura Gentiana Hudhrën dhe për të treguar solidaritetin me familjen e saj.
Ndërkohë trupi i Gentianës do të transferohet në Shqipëri, ku do të kryhet funerali dhe varrimi i saj sipas traditave familjare dhe kulturore.