Tetë persona janë arrestuar në Korçë në një operacion anti drogë nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes. Operacioni u zhvillua gjatë natës së djeshme.
Gjatë aksionit janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale në Korçë.
Paraprakisht mësohet se janë sekuestruar rreth 300 gr kokainë, 5 kg canabis, telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lekë.
Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare.