Lufta në Ukrainë arrin në ditën e 479-të. Sipas Vladimir Putin, i cili foli në forumin ekonomik të Shën Petersburgut , “ndryshimet botërore në të gjitha sferat nuk janë të përkohshme, por kardinale, të thella dhe të pakthyeshme“.
Presidenti rus shtoi gjithashtu se “kundërofensiva ukrainase nuk ka asnjë shans për sukses” dhe se “ne mund të shkatërrojmë qendrën e Kievit nëse duam“. Ai njoftoi se disa armë bërthamore ruse tashmë janë dorëzuar në Bjellorusi dhe pjesa tjetër do të transferohet deri në fund të vitit.
Propozimet për paqen e disa vendeve për konfliktin në Ukrainë përmbajnë ide që mund të funksionojnë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, për agjencinë e lajmeve “Tass” gjatë Forumit Ekonomik që po zhvillohet në Shën Petersburg. “Sigurisht që ka”, u përgjigj zëdhënësja e pyetur për mundësinë e ideve konkrete për propozimet e paqes, shkruan TGcom.