Sot në veri të Kosovës ka më pak protestues. Një ditë më parë kishte protesta të forta.
Protestuesit sulmuan gazetarë e kameramanë në Leposaviç.
Vizita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi bëri që protestuesit të revoltohen duke gjuajtur me ngjyrë drejt veturës së tij.
Më pastaj, protestuesit kanë sulmuar gazetarët dhe mediat të cilët po përcillnin zhvillimet në këtë komunë.
E shtuna është dita e 20 e protestave në Leposaviç pas vendosjes së kryetarit Lulzim Hetemi në komunë.