Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi një zonë në perëndim të Francës .
Mediat shkruajnë se si pasojë e tërmetit një person është plagosur dhe janë shënuar shumë dëme material.
“Një tërmet me magnitudë 5.8 është regjistruar të premten në perëndim të Francës. Është tërmeti më i fortë i regjistruar në vend që nga viti 2002 dhe një nga tërmetet më të fortë të regjistruar në Francë në përgjithësi”, tha Ministri për Tranzicionin Mjedisor dhe Kohezionin Territorial, Christophe Bechy.