Pas sulmit në veri të Kosovës një nga gazetarët e plagosur ka rrëfyer momentet kur ka ndodhur ngjarja.
Sipas Pleurat Salihut ai me gazetarët e tjerë kanë shkruar në pjesën veriore ku ndodhet dhe stacioni policor sepse bënë një raportim nga aty.
“Kur kemi shkuar në Leposaviq vazhduam të qetë, pa provokime, pa e kthyer kokën në të djathtë apo në të majtë edhe pse kanë qenë ato ofendimet, sharjet që i kemi përjetuar vazhdimisht dhe kemi shkuar deri te vendi ku është dhe objekti i komunës.
Jemi stacionuar aty, ka qenë dhe ekipi i një media tjetër. Ai tregoi se në momentin që u vendosën në një nga çadrat që është vënë për mos t’u lagur nga shiu protestuesit dhe për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.
Ish-kryetari i Leposaviqit iu ka dhënë urdhër tre qytetarëve serbë që të na largojë nga çadra dhe të dalim ne në shi. Jemi larguar, kemi ndenjur në shi,” – u shpreh Salihu.
Sipas gazetarit në momentin që Elbert Krasniqi ka dalë nga dera e komunës është dëgjuar shok-bomba e parë drejt ministrit dhe drejt gazetarëve.
“Në momentin që e ka kaluar portën, ish-kryetari i Leposaviçit ka dhënë urdhër, sulmoni automjetin e ministrit me gjithçka,” u shpreh Salihu.
Nga këto incidente, gazetari ka mbetur me krahun e thyer.