Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat,ku ka folur rreth një ngjarje të dyshimtë mbrëmjen e kaluar në Zveçan që ata e kanë paraqitur gjoja se policia kosovare ka rrahur dy të rinj serbë, duke e dhënë për “fakt të kryer” se kjo gjë, sipas tij, ishte “e vërtetë”.
Vuçiq pati një seri kritikash ndaj Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) të cilët i quajti “gënjeshtarë”.
“EULEX na thotë ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të ‘vëzhgoni nga afër’ është dëbimi i serbëve”, ka thënë ai.
“Kurti ka krijuar një situatë kriminaëe ku keqtrajton të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb. Mendoja se po e bënte vetëm, por tani e di që e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore”, ka thënë mes tjerash ai.