-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del FOTO e “BMW”-së së shkatërruar ku humbën jetën 3 anëtarë të familjes Pacolli

Kryesoret

Prokuroria Themelore Publike Shkup të Maqedonisë së Veriut, sot ka vijuar me vëzhgimin e vendit të aksidentit të rëndë që ndodhi dje në rrugën Shkup-Bllacë, ku humbën jetën 3 anëtarë të familjes Pacolli, pasi mjeti u fundos në ujë.

FOTO/ Tragjedia në lumin Lepenc, viktima 3 pjesëtarët e familjes Pacolli

Pas nxjerrjes së makinës “BMW” me targa të Kosovës dhe tre trupave të pasagjerëve të ndjerë nga ujërat e lumit Lepenc, do të urdhërohet autopsi, ndërsa prokurori publik do të koordinojë të gjitha veprimet për sigurimin e provave për zbardhjen e ngjarjes.

Makina me te cilen udhetonte familja Pacolli, e cila ra ne lume pas nje aksidenti ne Shkup
Makina me te cilen udhetonte familja Pacolli, e cila ra ne lume pas nje aksidenti ne Shkup

Deri në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit në komunikacion, prokurori publik sot në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për personin që është paraburgosur pas mbrëmjes së aksidentit.

Bëhet fjalë për një 64-vjeçar banues të Shkupit, i cili drejtonte veturën “Volkswagen Touran” me targa të Shkupit dhe i cili në momentin kritik ka parakaluar kolonën e automjeteve në të cilën ndodhej edhe vetura me targa të Kosovës.

Propozimi për caktimin e paraburgimit afatshkurtër është dorëzuar për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit