Policia e Kosovës njoftoi se mbrëmjen e së dielës në Zveçan, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes. Autoritetet thanë se dyshohet se ishte bombë molotov, ndërsa nuk janë regjistruar të lënduar e as dëme materiale.
“Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin policor.