Luizi prej disa ditësh ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbajti një tur koncertesh për shqiptarët që jetojnë atje.
Mirëpo sot këngëtari është rikthyer më në fund në vendin e tij dhe e para që e ka pritur në aeroport ka qenë partnerja, Kiara.
Ajo e ka surprizuar Luizin duke shkuar në aeroport për ta puthur e përqafuar pas kaq ditëve larg njëri-tjetrit.

Ndërkohë Luizi postoi një video në InstaStory ku njoftoi të gjithë se ka ardhur në “shtëpinë të ëmblën shtëpi”.
