-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Masakër! Policia e Ramës vrau muxhahedinin

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot në krah të muxhahedinëve duke deklaruar se policia e shtetit vrau një anëtar të MEK-ut brenda kampit në Manzë. Ai theksoi se brenda kampit mund të ketë të infiltruar të regjimit të Teheranit, por dënoi, sikur tha ai, ndëshkimet kolektive.

Dënojë me ashpërsi terrorin fizik dhe psikologjik që është ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj dhunën e egër fizike, e cila ka pasur pasojë, gjer tani një të vdekur. Me plagë të shumta. Mbi 40 të plagosur. Një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit. Dënoj veprimet dhe i konsideroj banditeske.

Të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument. Asnjë procesverbal. PD dënon terrorizimin ngado që vjen. Nuk përjashtojmë mundësinë që brenda muxhahedinëve të ketë edhe të infiltruar, terroristë të regjimit të ajetollahëve, por PD nuk pranon ndëshkime kolektive dhe këtë që ka ndodhur sot. Një masakër në kampin e Manzës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit