-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët e PD: Ka vdekur një muxhahedin, të vijë Çuçi këtu të japë sqarime

Kryesoret

Komisioni i Sigurisë u përfshi nga debatet në mbledhjen e sotme. Në nisje të seancës, deputetët e opozitës kërkuan thirrjen e ministrit të Brendshëm për të dhënë shpjegime për operacionit të policisë brenda kampit të MEK.

“Nuk mund të nisim këtë komision kur në Manzë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Muxhahedinët boll i ka masakruar regjimi iranian. Ato kanë ardhur të mbrohen nga qeveria shqiptare, dhe jo të vriten nga policia shqiptare.

Ky është akt skandaloz. Kjo është pritja shqiptare?! Kryeministri Rama merrte dekoratë mikpritje për afganët. Ky është kodi i mikpritjes? Kemi një marrëveshje, ata kanë ardhur këtu për t’u mbrojtur dhe në një kërkesë të aleatit strategjik.

A janë bërë këto nga një vendim? Nëse duhet të respektojmë dinjitetin tonë, thërrisni ministrin këtu nesër” tha ai. “Ti dhe bërtet mo burrë, dale se vuajmë nga zemra. Mënyra se si aktroni ju, është…..” ishte përgjigja e kryetarit të komisionit Nasip Naço.

Flamur Noka pranoi se brenda kampit mund të ketë të infiltruar. “Vendimi i një gjykate duhet zbatuar dhe është detyrë e policisë së Shtetit. Askush nuk thotë pse u bë kjo ndërhyrje.

Jemi të qartë se ka dhe mund të ketë dhe elementë të infiltruar brenda muxhahedinëve. Kjo nuk përligj në asnjë rrethanë ekskalim të situatës nga ana e forcave të policisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit