Një person është zhdukur sapo ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës.
Sipas njoftimit, personi i cili është raportuar i zhdukur kishte ardhur nga Zvicra më 18 qershor dhe pas zbritjes në aeroport, ai është zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Ankuesi ka raportuar se personi me vendbanim në Zvicër më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP ‘Adem Jashari’ dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.