-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli: Qoka! Kaq ambasadorë jashtë sistemit s’i kemi pasur as në diktaturë

Kryesoret

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehet kritik me propozimet që ka bërë ministria e Jashtme me bekimin e qeverisë për ambasadorë. Në një reagim për mediat, ky këshill thotë se 10 nga 12 kandidatët për ambasadorë që u dëgjuan dhe në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit vijnë nga jashtë shërbimit diplomatik, nga fusha politike, nga dikastere e fusha të tjera, madje edhe nga jashtë vendit.

“Duke përjashtuar ndonjë personalitet të Kuvendit dhe politikan tjetër të spikatur, që mund të konsiderohen të përshtatshëm për këtë mision të rëndësishëm diplomatik, të tjerët u lenë shkas perceptimeve publike se këto emërime janë më tepër qoka dhe shpërblime për shërbime të ndryshme partiake. Kjo ndikon negativisht në imazhin dhe performancën e tyre të ardhshme në vendet ku do të akreditohen.

Ndër të tjera, e konsiderojmë mjaft shqetësuese që në vende si Mbretëria e Bashkuar apo Gjermania, ku kemi patur historikisht diplomatë karriere të një profili të lartë, të shkojnë të panjohur në politikën, diplomacinë, ekonominë dhe shoqërinë tonë.

Ambasadorë jashtë sistemit që mund të propozohen duhet të jenë personalitete të njohura në fushat e tyre. Theksojmë me këtë rast, se një numër aq të madh ambasadorësh jashtë sistemit nuk ka patur as në periudhën e monizmit dhe as në vitet e para pas vendosjes së pluralizmit politik” thuhet në reagim. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është themeluar nga një grup ish- ambasadorësh, sipas modelit që kanë organizatat e tilla në vendet demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit