Mbrëmjen e sotme ka startuar ndeshja e trete për Shqipërinë për kualifikueset e Euro 2024.
Nga stadiumi Torsvollur Kuqezinjtë kanë hapur ndeshjen që në sekondat e para me një gol kundër Ishujt Faroe duke ndezur festën. Por arbitri e prishi festën pasi nuk u llogarit si i tillë për shkak se ishte pozicion i parregullt.
Por festa për kuqezintë nuk u mohua për shumë gjatë pasi vetëm në minutën e 20 Asani arriti të gjente saktë portën.
Ishte Seferi i cili pasoi për Bajramin ku më pas ai dha një asis të mirë për Asanin. Ky i fundit nuk gaboi dhe dërgoi në avantazh Shqipërinë.
Ndërkohë Cikalleshi ka humbur një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin pasi nuk isht i saktë me gjuajtjen saktë të një 11 metërshi. Portieri kundërshtar i kuptoi krahun dhe bëri një pritje të saktë duke i mohuar Shqipërisë një festë të dytë.